URGJENTE/ Pas Ultimatumit të Ramës, arrestohen 2 inspektorët e Rëndësishëm, shpallën në kërkim 2 të tjerë, ky po qe eshte shtet

Dhanë leje për ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë, Policia arreston 2 inspektorët të IMT dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.

35-vjeçari R.H, me detyrë kryeinspektor dhe 30-vjeçari E.Z, me detyrë inspektor janë arrestuar teksa në kërkim janë M.N, dhe Dh.N, edhe këta inspektorë të IMT.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Himarë

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve:

R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;

E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Kujtojmë se disa javë më parë Rama teksa urdhëroi nisjen e një operacioni të ashpër nga Velipoja deri në Ksamil për të parandaluar ndërtimet pa leje, ka kritikuar ashpër drejtorët e policisë në qarqe.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *