Deklarata të forta janë bërë në emisionin e djeshëm ‘Të paekspozuarit’, nga Gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ky i fundit ka thënë se është e papranueshme mungesa e personaliteteve të forta që vijnë nga jugu, ndërkohë që shtoi se PD ka krah ende veriun për shkak të lidershipit të Berishës.

“Sipas meje një nga problemet që duhet të zgjedhë urgjentisht PD çështja e personaliteteve në jug. Është shumë e rëndë dhe e papranueshme, mungesa e personaliteteve të forta që vijnë nga jugu. PD është parë si një parti e veriut. Në kupolën e PD sot nuk ka asnjë personalitet nga jugu. Kanë lënë një ngërç të madh. Në veri e mban ende lidershipi i Berishës. Unë insistoj që nëse PD do të rikuperohet duhet të identifikojë personalitete në jug dhe ti çojë në kupolë”, tha Fevziu.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here