V.diq tek Infektivi, viktima është vëllai i ish-deputetit të PD

0
18




Rifat Lalo i cili nderroi jete në spitalin Infektiv,  është vëllai i ish deputetit te PD dhe ish-ambasador i Shqipërisë Vili Minarolli.

Dy vajzat e Rifat Lalos bënë një deklaratë tronditëse për gazetaren e Fax News Fjona Çela, ku thanë se të atit të tyre i ka munguar shërbimi bazë mjekësor. Vajzat u shprehën me zë dhe me figurë, se u janë kërkuar para që babanë ta nxirrnin nga Infektivi në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit. Vajzat e Rifat Lalos shprehen se kanë prova që vërtetojnë se babait të tyre nuk i janë bërë as skaner dhe asnjë trajtim mjekësor.

Vajzat tregojnë se babai i tyre është lënë të presë për tre orë në një ambulancë, derisa më pas e kanë futur brenda spitalit, ku është lënë pranë derës, dhe dëshmonte vetë se kishte ftohtë.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here