Categories: Uncategorized

Vajza 9 vjeçe u gjet pranë nënës që kishte ndërruar jetë prej ditësh, para një muaji humbi të atin

Gruaja 45 vjeçare me nënshtetësi maqedonase, e cila u gjet e pajetë në banesë dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më pare, bën të ditur policia e Korçës.

Pranë gruas, Maria Markovska, u gjet vajza e saj 9 vjeçare e cila vuan nga paaftësi fizike.

E vogla kishte mbi dy ditë që as ishte ushqyer dhe as kishte pirë ujë.

Fqinjët njoftuan policinë pasi në pallat kishin ndjerë erën e keqe ndërsa kishin vënë re dhe mungesën e gruas si dhe mos reagimet e vajzës së saj.

Në orën 22:20 policia shkoi në pallatin në lagjen nr 3 të Pogradecit dhe pasi hapi derën gjetën gruan të pajetë dhe pranë saj të bijën.

“Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. Ajo në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. “

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.

Ndërkohë vajza eshte dërguar në spital. Shefi i Pediatrisë Behxhet Lickollari tha se fëmija erdhi në gjëndje jo të mirë shëndetësore e pangrëne e zbehtë dhe dehidratuar.

Vajza është rehidruar , ushqyer i janë marrë ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë i jane siguruar dhe veshmbathje .

Momentalisht gjendja e vajzes eshte e mire e stabilizuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes por nuk përjashtohet as mundesia e nje vetehelmimi pasi janë gjetur ilace antidepresiv.

Javet e fundit vajza qante herë pas here.

Për shkak të dyshimeve për vetëhelmim trupi i pajetë do të sillet në Tiranë për të kryer autopsinë.

Drama bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë 9-vjecares i kishte nderruar jete edhe i ati.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago