Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur në lidhje me ardhjen e vaksinës kineze dhe ruse në Shqipëri.

Palmer tha se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme dhe se i takon Shqipërisë të vendos se çfarë vaksinash do të përdor tek populli kundër COVID-19.

Sipas tij, Shqipëria po mundohet për popullin e saj duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.

‘’Kina dhe Rusia po përdorin një diplomaci tjetër. Edhe Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve’’- tha Palmer.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here