Vaksinimi i personaliteteve/ Rama: E turpshme, bëhet debat për 30 njerëz

0
99






Kryeministri Edi Rama dha një përgjigje për të gjithë ata që kundërshtojnë vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç. Ai tha para gazetarëve se ky është një debat i turpshëm sepse nuk po vaksinohen personalitete të moshave të ndryshme.

“Nuk kam thënë asnjëherë që do vaksinohen personalitete që janë jashtë kësaj kategorie. Kjo është një zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik. Lëshuan një ofensivë të turpshme pa kuptim pse po vaksinohen disa njerëz 80 vjeçarë plus që janë mbi moshën 80 vjeçare.

Që të bëhet gjithë kjo për 30 njerëz që kanë dhënë gjithçka kanë pasur dhe që kanë dhënë vlera morale historike të këtij vendi, kjo është e turpshme. Nëse do kishim bërë një grup personalitetesh pa bërë këtë kategori por njerëz të moshave të ndryshme, kjo do ishte e debatueshme.”

Edi Rama shtoi se qeveria po punon për të siguruar sa më shumë doza vaksinash.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here