Varianti indian i COVID mbërrin në Shqipëri? VDES një person, erdhi tranzit nga…sapo zbriti avioni ai ka… –

Një 50-vjeçar nga Cërriku ka humbur jetën si pasojë e COVID. Dyshohet se 50-vjeçari ishte infektuar me variantin indian të COVID-19.

Sipas faxweb, 50-vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri me avion, përmes një tranziti që kishte bërë nga Athina.

Ajo që përbën shqetësim për rastin në fjalë lidhet me simptomat e të sëmurit, të cilat sipas burimeve zyrtare për abc nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit, i cili njihet për agresivitetin e tij.

Mësohet se pasi është konstatuar ky rast, një monstër e marrë nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani rreth 300 000 të vdekur.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *