Një ngjarje jo e përshtatshme për sytë dhe opinionin e shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një përplasje mes efektivëvë të policisë dhe tre të rinjve ka çuar në degradimin e një sherri banal. OraNews ka publikuar pamjet e autoriteteve të cilët shtrijnë në tokë njërin prej djemve dhe i vendosin prangat, ndërsa dy shokët e tij janë më të qetë e qëndrojnë në këmbë.

Djali i cili është me pranga dhe shtrihet herë pas here në tokë bën rezistencë dhe dëgjohet teksa ofendon efektivët. “Veji mor prangat mor veji. Si ju do k**i juve. Jua q*** …”, thotë i riu i prangosur nga Policia, ndërsa efektivët dhe vetë shokët e tij i bëjnë thirrje të qetësohet. Nuk dihet shkaku i ndalimit të tyre nga ana e policisë, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur shumë afër qëndrës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here