Ditën e sotme drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për ABC News ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga kampi i Al Holit,jeton.

Sipas tij Bunjamini 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.

Alvini i kishte shpëtuar një su lmi ajror nga forcat kurde, ku në makinë kanë qenë nëna e tij, njerku, vëllai Bunjamini.

Nga informacionet e para u tha se kishte shpëtuar vetëm Alvini, por më pas pas komunikimeve ne arritëm të sigurojmë informacionet se nga ky operacion ka shpëtuar edhe vëllai i tij Bunjamini, i cili tashmë është pjesë e grupit të shqiptarëve që ptitet të sillen në Shqipëri.

Bunjamini është djali i Afërdita Berishës e cila ishte martuar me një djalë nga Ferizaj nderroi jete nga një su lm ajror, në momentin që po përpiqeshin që ti bashkoheshin kampit Al Hol.

Por, nuk mbaron këtu, sepse Elezi ka theksuar se ka dyshime se përveç vëllait gjallë të jetë edhe nëna e Alvinit. Ai ka treguar se ka patur informacione se nëna e Alvinit deri në mars ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj hedh dyshime se ajo mund të jetë akoma gjallë.

“Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë, ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”.

Ndërkohë, ditën e sotme pas vitesh, rikthehen në atdhe katër fëmijët dhe gruaja e parë nga kampi i Al-Holit në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe qeverinë shqiptare kanë mundur që të kthejnë në vendlindje Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.

The post Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe do kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton edhe nëna appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here