Vera dhe Alketa nuk e pranojne te garoje ne Shqiperi, shqiptari fiton Eurovizionin duke perfaqesuar Zvicren

Gjon Muharremaj është emri i djaloshit 22 vjeçar që perfaqesoi Zvicrën në Eurovision këtë vit me kengen “Tout l’univers” dhe u rendit ne vendin e trete ne finale. Ai është me prejardhje shqiptare, me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, por që është rritur në Zvicër.



Emri i tij artistik “Gjon’s tears” (Lotët e Gjonit) është një përvojë nga fëmijëria e tij, ku si nëntë vjeçar, ai e emocionoi gjyshin e tij dhe e bëri të qajë nga emocionet, me një performancë me këngën e Elvis Presley ‘Can’t help falling in love’. Ishte gjyshi i tij që e shtyu atë të merrte pjesë në Albanian Got Talent në vitin 2011, ku dhe mori vendin e tretë. Një vit më pas, ai mori pjesë në The Greatest Swiss Talent, ku u eliminua në gjysmëfinale.



Por si qëndron historia e këtij artisti? Në media u përfol se Gjon ka marë pjesë në festivalin e RTSH-së por nuk është pranuar. Në festivalin e 58-të të këngës, ai është ftuar nga organizatoret Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dhe pasi djaloshi ka pregatitur këngën dhe është kthyer nga Zvicra posaçërisht, zonjat e kanë përzënë me pretekstin se nuk ka më vend.

Por shtete serioze dinë ta dallojnë një talent dhe dinë ti japin mundësinë një të riu. E tillë është Zvicra, e zgjodhi djaloshin si përfaqësues të saj në “Tout l’univers” dhe arriti të fitojë vendin e tretë.



Ky është vetëm një nga shumë raste, shqipëria e vogël ka lindur njerëz të mëdhenj, por për fat të keq askush nuk i ka përkrahur dhe janë detyruar të largohën nga vendi i tyre.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *