Vetëm ata të dy: Andi dhe Melisa dalin në takimin e parë jashtë “Përputhen”

0
16


Pak ditë më parë, Andi i bëri një ftesë publike për një takim Melisës.

“Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thoja Melisës diçka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty. Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze”, tha ai në një video-mesazh në Instastory.

Melisa pranoi dhe dyshja janë takuar këtë të enjte. Andi ka ndarë një video pranë saj në Instastory, ku shihen duke pirë “kafen serioze”. “Përshëndetje grupi, si jeni? Doja t’iu njoftoja se me kë jam për një kafe serioze”, shprehet ai në video.

Videon e ka shpërndarë dhe Melisa, duke shkruar: “Meqë e keni pas me merak do ju njoftojmë nëse do ketë vazhdimësi kafesh”.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here