Moderatori Blendi Fevziu ka zhvilluar së fundmi një tur të bukur, por edhe të vështirë në Afrikë: Zimbabwe, Zambia dhe në disa shtete të tjera. Gjatë këtyre ditëve ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale çdo gjë rreth kësaj eksperience, sikurse bën zakonisht. Por, le të theni se qershia mbi tortë ishte një video që gazetari ka publikuar ditën e sotme ku shihet duke ngrënë krimba. Në fakt bëhet fjalë për një ushqim tradicional të vendit që ai ka vizituar. Në video shihet se fillimisht heziton dhe pyet kamarieren “Nuk do kem probleme më pas apo jo? Nuk do vdes?”-me nota humori.

“Kur gjellë tradicionale janë krimbat e mëndafshit! Po i gatuanin mirë”- ka shkruar Blendi krah videos.

Epo këtë quajmë aventurë ne! Madje, dy ditë më parë gjatë një lidhje live me emisionin “Rudina”, Fevziu ka treguar momentin kur ka hasur një krokodil, ndërsa tregoi se gjatë natës çdo turist shoqërohet nga roje të armatosura, pasi në zonë ka kafshë të egra. E pranojmë: Për të provuar të tilla aventura duhet shumë guxim.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here