Këngëtarja e njohur shqiptare, Maja ishte dje e ftuar në emisionin Rudina ku rrëfeu detaje për jetën e saj personale dhe profesionale. Maja është përlotur teksa ka folur për ndarjen nga jeta të vëllait të saj. Më tej Maja ka treguar se kur u kthye nga Gjermania në vitin 2006 iu drejtua mikut të saj Adian Hila që të kërkojë ndihmë dhe mendim për të krijuar një album sepse ajo nuk e dinte se çfarë bëhej me Shqipërinë dhe çfarë i pëlqen tregut.

Maja: Më thotë Adi që në këtë moment Shqipëria në drejtimin e rrymës popullore është shumë në modë dubofolku quhej atëherë dhe tha që unë më shumë do doja të merreshe me këto këngë sepse pëlqehen shumë nga njerëzit duhet më pak kohë për t’u bërë  shumë e njohur. Natyrisht që e dëgjova, si mos e dëgjoja një njeri të suksesshëm.

Problemi ishte se ishte me këngët e njohura dhe i kishin kënduar këngëtaret që ishin shumë në zë, jugore, vlonjate etj dhe s’po gjeja më këngë të parënduara labe. Më kujtohet një këngë e një xhaxhait tim, dhe kur kishte pirë ndonjë çikë raki dhe këndonte një këngë…

Kështu Maja ka treguar se nga kënga e tij mori frymëzimin dhe lindi kënga “Lege lege” e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe filloi të dëgjohej ngado.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here