(VIDEO) Makina del nga rruga e “përfundon” në Lanë, një person në gjendje të rëndë



Pasditen e sotme në Tiranë ka ndodhur një ak.sident i rëndë kur për pasojë një burrë i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga një makinë e cila ka përfunduar anash lumit Lana. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e shpejtë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo identiteti i të përfshirëve teksa mësohet se drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI:

Një ak.sident ka ndodhur rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”.Policia e Tiranës njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme vendi ynë u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një familje prej 4 personash. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Vlorë ku të ndjerët ishin në mjet, ndërkohë që u përplasën nga një ‘Audi’. Të 4 pjestarët e familjes ndërruan jetë, ndërkohë që mbetën të pla.gosur dhe tre të tjerë që ndodheshin në mjetin ‘Audi’.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *