(VIDEO) Një festë “e çmendur” dhe shumë dashuri! 35-vjetori i Ledri Vulës ishte thjesht WOW





Një nga reperët më të mirë shqiptarë, Ledri Vula, feston ditën e sotme ditëlindjen. Dhe në këtë përvjetor të veçantë, ai ka mbushur 35 vjeç, nuk mund të mungonte një super festë. Reperi ka zgjedhur ta presë ditëlindjen në shoqërinë e njerëzve të zemrës duke kërcyer e kënduar deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Padyshim që dy nga epitetet që duket se e kanë karakterizuar këtë festë ditëlindjeje janë : çmenduri dhe shumë dashuri.

Përveç familjes së tij dhe miqve, të ftuar kanë qenë edhe shumë figura publike, si: Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B, etj., me të cilët artisti ruan raporte shumë të mira. “Make history” ka qenë ky motivi i kësaj mbrëmjeje, e sigurisht jemi të bindur të gjithë që Ledri do bëjë histori në repin shqiptar edhe në vitet e ardhshme sikurse ka bërë deri tani. Vlen të theksohet se kjo është ditëlindja e parë e Ledrit si baba, e me siguri Poem ia ka bërë të paharrruar këtë përvjetor. Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale, transmetohet një atmosferë shumë e bukur, të cilën mund ta shijoni në videot e fotot e mëposhtme:

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *