Video e tme.rrshme/ Persona te maskuar hyne me ar.me ne lokal ne fushekruje dhe rra.hin klientin

0
180

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, kur disa persona hynë të maskuar dhe a.rmatosur në një lokal dhe kanë go.ditur me sende të forta në kokë një person.

Mesohet se është goditur 30-vjeçari Elvis Elezi, banues në Fushë Krujë, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Krujës, e cila njofton se ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për ngjarjen, si dhe ka parë pamjet filmike të lokalit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se:

Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij.




Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e K.rimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e K.rimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here