(VIDEO) Po bën xhiron e rrjetit, dikush publikoi para kohe një pjesë nga kënga e Ledrit dhe Majk

Teksa të gjithë presim me padurim publikimin e këngës së Ledri Vulës dhe Majk, së fundmi në rrjetet sociale dikush ka publikuar një video nga videoklipi i tyre. Dy artistët shihen krah njëri-tjetrit duke xhiruar videon teksa në sfond dëgjohet kënga e tyre që duket tejet ritmike e me siguri do bëjë namin këtë verë.

Pas një viti kënga e tyre është gati për tu servirur. Të dy çunat kanë publikuar disa ditë më parë foto shkëputur nga videoklipi, teksa kanë shkruar “Marr”, duke lënë të kuptohet se ky do jetë titulli i këngës së tyre. Kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars dhe me siguri do marrë vëmendjen e të gjithë fansave. Kënga e tyre është punuar para një viti mirëpo, çunat vendosën ta linin për një moment të dytë publikimin e këngës, me shpresën e rikthimit të normalitetit dhe koncerteve.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *