Moderatori i ‘Top Channel’, Isli Islami nuk e ka përmbajtur dot veten gjatë emisionit të sotëm në Wake Up. Teksa ka qenë duke lexuar titujt kryesor të portaleve në vendin tonë, Isli shpërtheu në të qeshura dhe nuk po mundte më të vazhdonte emisionin.

Ndërkohë që po lexonte një prej titujve, saktësisht: “Humbja e thellë në zgjedhje, LSI: Do ripërtërihemi si zogu mitik, Monika do e hajë atë që të përjetësohet”, moderatori nuk ka arritur të mbajë dot lotët.

“Ndjesë”, dëgjohet duke thënë moderatori, por edhe pas kësaj ai e ka të vështirë të vijojë me leximin normalisht të titujve.

Për më shumë, shihni videon e mëposhtme.

https://www.cdnimpuls.com/video/6089013f0906a.mp4

 

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here