(VIDEO) Prej kohësh në kërkim, Fjolla Morina arrestohet në Prishtinë





Ka marrë fund arratia për këngëtaren shqiptare Fjolla Morina e cila është arrestuar sot  6 muaj pasi shpalljes në kërkim. “Prive” ka siguruar një video ku shihet se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës. Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për “Trafikim të armëve dhe municionit” në Shqipëri.

Këngëtarja u arrestua në shtator të vitit të shkuar në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo tha se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *