Disa muaj më parë bëri bujë një deklaratë e Antonela Berishës e cila bëri një akuzë mjaft të rëndë ndaj Atdheut ku tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes. Vetë kjo e fundit asokohe nëpërmjet një postimi në InstaStory ka treguar se çdo gjë ka kohën e vet dhe se shumë shpejt do të dalin “këta burracakët”. Më pas, ka treguar se e gjitha ndodhi pas gjatë një puntate ka mbështetur mendimin e Arjan Konomit, që i cilësoi djemtë si eskortë, duke shtuar se nuk e kishte personale me Atdheun, por për të gjithë djemtë.

Ditën e sotme ata janë sqaruar me njëri-tjetrin në “Përputhen Reunion”, ku janë përfshirë në debat edhe ish-konkurrentë të tjerë. Padyshim, të gjithë u shprehën kundër një veprimi të tillë duke e dënuar atë. Vetë Atdheu tha se nuk ia ka drejtuar Shqipes karrigen, por ishte një veprim i nxituar pas deklaratës së saj. Shqipja u shpreh se i kanë sqaruar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur dhe janë në rregull me njëri-tjetrin.

“Atdheu apo unë nuk mund të përfaqësohemi nga një moment negative i joni, do nuk do ka një farë limiti, por ato i kemi sqaruar”, tha Shqipja.

“Edhe sikur ta kishte pasur me të vëretetë një karrige t’i drejtohet një femre është e pajustifikueshme”, tha Tea.

“Unë nuk e drejtova drejt Shqipes karrigen”, tha Atdheu.

“Me nerva pa nerva kundër një femre nuk përdoret ajo gjë dhe Atdheu e di”, tha Ana.

VIDEO KETU

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here