(VIDEO) Publikohen pamjet nga kënga e Dhurata Dorës me Maitre Gims dhe gjithë rrjeti “po zien”

Pak ditë më parë u zbulua se Dhurata Dora ka bashkuar sërish forcat me këngëtarin e mirënjohur ndërkombëtar Maitre Gims, për një super projekt.  Kënga titullohet “Comete” dhe pritet të publikohet së shpejti por s’ka ende një datë zyrtare. Ditën e sotme artistja shqiptare ka publikuar një video që përmbledh pamjet nga videoklipi i tyre dhe duhet ta pranojmë se qenka “flakë fare”. Projekti i tyre është xhiruar në Maldives, ku edhe këngëtarja shqiptare udhëtoi në muajin mars. Asokohe u tha se udhëtimi i saj lidhet me punën dhe fillimisht u dyshua për një bashkëpunim me Capital T, i cili po ashtu ndodhej ato ditë në të njëjtin vend. Mirëpo, Dhurata kishte rezervuar bashkëpunim me Maitre.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë. Në dhjetor të 2019 ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”. Kjo këngë u prit goxha mirë nga publiku ndonëse është vetëm në versionin audio dhe nuk u shoqërua nga një videoklip zyrtar.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *