U shane u degjeneruan/ Shqipja dhe Tea dalin me ne fund perballe njera tjetres

 

Sikundër pritej, Tea dhe Shqipja janë përballur sot në “Për’puthen Reunion” pas një kalvari përplasjesh, akuzash, ofendimesh. Ato kanë folur rreth debateve të tyre brenda dhe jashtë studios.



Ato që habitën ishin deklaratat që Shqipja bëri papritur për Andin. Ajo u shpreh se ky i fundit i ka thënë shumë gjëra për Tean dhe autoren e programit, Olsa Muhameti, duke nxitur keqkuptime mes tyre. Por, e pyetur nga Tea se për çfarë bëhet fjalë konkretisht ajo refuzoi të përgjigjej. Shqipja shtoi se thjesht nuk u beson më atyre që Andi i ka thënë.



Në fund, duket se ato vendosën të bëjnë paqe dhe të lënë pas të shkuarën. Të dyja thanë se nuk kanë asnjë mllef apo urrejtje, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme. Kujtojmë se disa ditë më parë, dy ish-konkurrentet e Për’puthen postuan një foto së bashku duke nënkuptuar se kanë lënë pas “armiqësinë” mes tyre.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *