Video të prek shpirtin/ Gjyshja shqiptare kërkon ndihmë me lot në sy: Jam e paralizuar, kemi mbetur në mes të rrugës bashkë me vajzën, ajo kujdeset për mua

0
25





Dëbora solli pamje përrallore në Tiranë, që pavarësisht temperaturave të ulëta solli mjaft gëzim në sy të fëmijëve.

Por kjo është vetëm njëra pamje e efekteve që sjell natyra. Në një barake thuajse të shk atërruar e ndërtuar me kombesata jetojnë prej 29 vitesh nënë e bijë.

Në pamje të lë përshtypjen që nuk jeton njeri dhe sikur është gati duke u she mbur. E po këtu kaluan peshën e rëndë që u sollën ngricat.

“Patëm ftohtë sepse nuk kishim asgjë.” Vajza e shtëpisë Landa, tregon për kushtet e vështira në këto ditë të ftohta ku ua kanë vështirësuar më tepër jetesën.

“S’kemi me çfarë të ngrohemi. Këtu hamë dhe këtu pimë në këtë kasolle. Shumë ftohtë. Fryn era këtej dhe del nga ana tjetër.” Landa tregon se prej dy vitesh kujdeset për nënën e saj të par alizuar ku kushtet që kanë ja përkeqësojnë më shumë gjendjen. Florinda dhe Landa Berisha jetojnë në zonën e kombinatit në rrugën “Dionis Filozofi”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here