Videot në Tik-Tok, nis hetimi ndaj gjyqtares së Elbasanit

ILD ka urdhëruar ditën e sotme nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

“Zyra e Inspektorit të Larte të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftim.

Enkeleda Kapedani në ambientet e gjykatës ka realizuar video provokuese të cilat i ka botuar në rrjetin social Tik-Tok.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *