Vila e “Tigrit” Arben Ahmetaj, strehëza me gruan e re te rezidenca “Vala Mar” buzë detit në Hamallaj –

Kjo ndërtesë që shikoni në foto, është strofulla e re e “tigrit” Arben Ahmetaj, ku po jeton gjatë stinës së verës, pas divorcit “de facto” me gruan e parë; e cila e përzuri para 1 viti, për shkak të një lidhjeje të dytë jashtëmartesore.

Ministri PPP-ve e miliardave të fatkeqësive, është vendosur në këtë vilë, që gjendet buzë detit te rezidenca “Vala Mar” në Hamallaj-Lalz; brenda të cilës, po shijon jetë të re me gruan e re ende pa letra.

Në faqen zyrtare të firmës së kësaj rezidence bregdetare, gjen çmimet që tregojnë, se sa mund ta ketë blerë “Tigri” vilën nga firma që e kanë ndërtuar.

Referuar deklaratës në ILDKPI, mund të thuhet, se kjo vilë është një “copë e vogël” në pasuritë shumta, që “Tigri” ka vendosur kur vidhte miliona në “Albtelekom”, por të shtuara shumëfish gjatë 8 viteve si ministër i buxhetit, licensave, pronave të shtetit e fondit të rindërtimit dhe vaksinave “Covid 19” ku është akoma.

Këtë vilë të re, “Tigri” ia ka bërë dhuratë gruas së re dhe ajo e ka vendosur në pronësi të saj, prandaj nuk e ka deklaruar në skedën e pasurive që ka me gruan e parë.

Deri para 25 prillit, “Tigri” përdorte 2 vilat konfidenciale që ka te një resort luksoz në bregdetin Drimadhe-Himarë; ndërsa tani që Babloku preferoi të jetë deputet i bregdetit të Durrësit, ministri i korrupsionit bleu edhe vilë në këtë zonë, ku është mbledhur kasta e xhagajdurëve të politikës, qeverisë e drejtësisë dhe ajka e kriminelëve të lidhur me to./Pamfleti

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *