Vjen edhe reagimi i PD për Metën: “Vendim antikushtetues! Gjykata të refuzojë farsën për shkarkimin e Presidentit”

PD e ka cilësuar “antikushtetues” vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar presidentin Ilir Meta me 104 vota pro.Me anë të një reagimi, Partia Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Ndër të tjera thotë se akti i Kuvendit, vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit që i cilëson si “masakra zgjedhore dhe grabitja më e madhe e votave e kryer ndonjëherë”.

Sa i përket kryeministrit Rama, thotë se ka përdhosur Kushtetutën dhe është ekspozuar para shqiptarëve si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.
Reagimi i PD
Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.
Përfaqësuesit e kri.mit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në votimin për shkarkimin e Metës kanë marrë pjesë 114 deputetë, nga të cilët 105 pesë deputetë votuan pro, 7 deputetë kundër dhe 3 abstenim. Pak më herët me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi që ishte e pavlefshme, Parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *