Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj arriti pragun minimal për të qenë deputet i Kuvendit pasi ishte i 23-ti në listën e Tiranës.

Ai ka reaguar duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për socialistët që i dhanë kurajo në këtë betejë, votuesve, ekipit dhe familjes.

“Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.

Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji”, shkruan Xhafaj në “Twitter”.

“Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë. Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!”, vijon ai.

xha

Ndërkohë që janë numëruar 920 qendra votimi nga 1243 në total, Xhafaj ka arritur të marrë 12820 vota, të mjaftueshme për të qenë në Kuvendin e ri. Fatmir Xhafaj ishte i 23-ti në listën e socialistëve në Tiranë, ku PS mori 18 mandate.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here