Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Ministria e Arsimit/ Do mbyllen të gjitha shkollat në vend

0
19











Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se të gjitha shkollat në vendin tonë do të qëndrojnë të mbyllura për javën e ardhshme.

Ajo tha se mësimi do të zhvillohet online, ndërsa ky vendim vjen pas parashikimit të IGJEUM se vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ftohtë me reshje të shumta shiu dhe dëbore.

“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.





.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here