I nxehti afrikan do të rikthehet në fundjavë. Ky është parashikimi sipas sinoptikanëve për vendin tonë, ku pritet që luhatjet pranverore të motit që do të zgjasin deri në mes të kësaj jave, t’ja lënë vendin temperaturave verore në fundin e saj.

Ndërsa meteorologët parashikojnë se muaji maj do të shoqërohet nga një mot e paqëndrueshëm, ku përjashtim do të bëjnë po ashtu fundjavat. Koha e nxehte do të favorizojë edhe frekuentimin e plazheve.

Reshjet e shiut përgjatë këtij muaji nuk do të mungojnë, e ato do të jenë prezente kryesisht në zonat malore.

Por pavarësisht kësaj, për shkak të vlerave të larta të temperaturave që do ta shoqërojnë, maji është konsideruar nga meteorologët si një verë e parakohshme.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here