Vjen parashikimi i rëndësishëm për Shqipërinë, ja çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme –

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 33°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 29°C. Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin.

Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *