Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.

Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, ar miqësi politike dhe shumë përplasje, është zgjedhur për ta mbajtur detyrën që i kërkon krejt diçka tjetër. Prej sot, Vjosa Osmani është presidente e Kosovës, e prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike.

Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

Vjosa Osmani u zgjodh me mbi 61 vota pro saj.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here