Politikani nga Kenia, Mbuvi Gideon Kioko, ka shkruar në Twitter për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, ndërsa ka bërë një gafe të madhe.
Politikani nga Kenia ka uruar Osmanin për postin e presidentes, por ka bërë një huqje të madhe, duke thënë se Osmani vjen nga një martesë poligame(bashkëjetesa e një burri me disa gra njëkohësish).
Ai çuditërisht përveç urimit ka shkruar se Osmani vjen nga një martesë poligame.
“Znj. Vjosa Osmani (38), gruaja e dytë në një martesë poligame të krijuar është zgjedhur si Presidentja e re e Kosovës. Urime Zonja Presidente”, ka shkruar Mbuvi Gideon Kioko.
Politikani Sonko Mbuvi Gideon Kioko i njohur Mike Sonko, ka shërbye si guvernatori i dytë i Nairobi. Ai u largu nga zyra e guvernatorit nga një formë e fajësimit nga Senati i Republikës së Kenisë për keqpërdorime.
.