Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës/ Reagon BE: Duam punë tani ne, presim rezultate

0
4






Pas entuziazmit, tani priten rezultatet; Bashkimi Europian e bëri të qartë se nga presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani do të kërkohet të shihen rezultate në reforma dhe angazhim në dialogun me Serbinë.

“BE pret që të punojë ngushtë me Presidenten Osmani dhe me institucionet e porsakonsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në urimin e Zyrës së bllokut europian në Prishtinë. Edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e uroi zgjedhjen e Presidentes Osmani, duke theksuar qartë se “vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”.

“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkroi në Twitter Varhelyi. Në urimin e tij, sakaq, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, u shpreh se Gjermania do të vazhdojë të jetë “mike dhe partnere e ngushtë për Kosovën”. Ai u shpreh se pret “që të punojë nga afër me ju për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here