Një hajdut në moshë të re, e ka pësuar keq nga një i moshuar, të cilit donte t’i grabiste makinën.

Gjithçka ndodhi në një karburant në Atlanta, ku hajduti i kishte vënë syrin një makine dhe shkoi me armë në dorë të kërcënonte të moshuarin.

Mirëpo, pas kësaj i moshuari 82-vjeçar i është përgjigjur me forcë grabitësit, duke e përplasur atë përtokë. Ai nuk arriti ta neutralizonte hajdutin, por të paktën shpëtoi makinën, pasi me atë lëvizje arriti që të tensiononte grabitësin, por të humbiste nga sytë edhe çelsat e makinës.

Në këtë mënyrë i riu nuk arriti të grabiste makinën.

Policia njoftoi se çelsat e automjetit u gjetën disa metra larg karburanitit dhe grabitësi është shpallur në kërkim.

Burimi: NYPost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here