Vllaznia eshte zyrtarisht nenkampione e Shqiperise per sezonin futbollistik 2020-2021. Shkodranet edhe pse e fituan takimin 2-0 ndaj Laçit nuk arriten te shpallen kampion per shkak te golavarazhit te Teutes, e cila fitoi 6-1 me Apolonine.

Megjithate per kuqeblute kjo mund te cilesohet fitore morale, sepse arriten qe pas viteve te erreta te rikthehen aty ku kane vendin, ne majen e futbollit shqiptar, duke prekur po ashtu edhe Europen, bilete qe se prisnin prej vitesh.

Nje shans ekipi i drejtuar nga Thomas Brdaric e ka, qe se paku nje kupe ta sjelli ne Shkoder dhe kjo eshte e hena e 31 Majit, kur luhet finalja e Kupes se Shqiperise ne Air Albania. Te gjithe tashme jane te perqendruar tek kjo sfide dhe ajo se cfare do te dhuroje Vllaznia, e cila po rikthehet ne eliten e futbollit, prej nga ku nuk duhej te kishte rene sikur te mos egzistonte babezia dhe mungesa e vizionit ne drejtim.

Tashme ekipi ka sfiden e madhe Kupen dhe Europen, per te permiresuar bilancin futbollistik dhe ekonomik, e po ashtu per te krijuar vizionin e duhur per te ardhmen, duke lene njehere e pergjithmone pas ujerat e turbullta.

Shansi qe pas kesaj Vllaznia te njohe edhe pronarin e ri jane te medha dhe rindertimi nuk duhet vonuar, pasi ne Europe duhen rezultatet per te marre frytet, qe emblema kuqeblu te jete aty ku te gjithe e duan, kane enderruar dhe pritur gjate. Shkodra ka nevoje per festen me emrin Vllazni! /ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here