Edi Rama u është përgjigjur biznesmenëve vlonjatë që kanë nisur një protestë.

Pas dhunës së mbrëmshme të policisë dhe protestës së sotme të biznesit që ka ulur qepenat, ka reaguar edhe Rama.

Ky i fundit thotë se nuk do të ketë muzikë pas orës 23:00. Ndërsa u bën thirrje të gjithë vlonjatëve që nëse duan të kërcejnë e këndojnë, të shkojnë në natyrë, pyje.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter: Protestë në Lungomare për muzikën?

1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tme.rrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë

2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here