vr.asje me armë zjarri në qytet, tronditet sërish vendi –





Një 49 vjeçar është vra.re mbrëmë në Mitrovicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi për Telegrafin, se ngjarja ndodhi pas mesnatës.

“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën Evlia Qelebia. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin pla.gosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, vik.tima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i plagosuri tjetër vik.tima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor”, deklaroi ai.

Zaiti shtoi tutje se pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e kr.im-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.

“Nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë”, deklaroi ai.

Zahiti pohoi se “rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vr.asje e rëndë”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. /Telegrafi/




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *