“Vra.sja e shekullit ne Shqiperi”, del video-skema/ , ç’bëri truproja Azemit dhe fjalët e fundit pak para Atentatit

0
2000

This post has already been read 1673 times!

Gazetari Ferdinand Dervishi ka publikuar dje në emisionin “Opinion” variantin 3D skemën e vrasjes së Azem Hajdarit, në të cilën shihet ish-deputeti i cili del nga selia e Partisë Demokratike për të verifikuar një makinë të dyshimtë që qëndronte aty prej pak orësh. Ishte pikërisht kjo prita e ngritur ndaj ish-deputetit, i cili u qëllua për vdekje bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.

Në momentin e ngjarjes shihet se si truproja Besim Çerja bllokon me duar automatikun e Fatmir Haklajt, ndërsa mbi të qëllon me një pistoletë Jaho Salihi.

Ndërkohë, gazetari Ferdinand Dervishi i cili ka botuar edhe një libër mbi këtë ngjarje tha se në momentin e vrasjes, janë shkëmbyer vetëm dy fjalë: U takuam edhe një herë.

Dervishi tha se Azem Hajdari duhet të jetë telefonuar në telefonin fiks për t’u nxitur që të dilte, sepse në celularin e tij nuk kishte patur thirrje prej 2 orësh. Mendohet se nga brenda PD-së i është thënë Azemit ose Sali Lushës të verifikohej kjo makinë. Në telefonin e Azemit prej 2 orësh nuk ka patur telefonatë. Kur ka shkuar Azemi, i pari që i ka ardhur ka qenë Besim Çerja, ndërsa Zeneli pak hapa më mbrapa. Në mometin kur Azemi shkon afër makinës Fatmir Haklaj ka hapur derën e makinës dhe ka ardhur me kallashnikov në dorë. Aty është shqiptuar një fjali e vetme: U takuam edhe një herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here