Djali i Faik Myrtaj, thote se shpresa e tij e vetme është që dosjen për vrasjen e babait të tij ta marrë SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I biri i Faik Myrtajt, u shpreh për mediat se shpresa e vetme e tij është hetimi nga SPAK.

“Për dy personat në fjalë që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën s’ka pasur hetim të thelluar dhe mesa kam marr vesh është hetim që ka bërë kërkesë policia.

Shpresoj që dhe cështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK, kjo është shpresa jonë.

Ne thjesht kemi bërë kërkesën në Gjykatën e lartë dhe akoma jo nuk kemi marrë një përgjigje.

Pres që cështjen ta marrë SPAK mos harrojmë që dhe Gjytkata Speciale nuk është krijuar akoma, por që kësaj cështje do i shkohet deri në fund do i shkohet, thjesht është çështje kohe dhe kini besim e kam ritheksuar, asokohe kam thene se themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini besim të gjithë që kësaj cështje do i shkohet deri në fund”.

Faik Myrtaj është një nga 4 personat e vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here