Vrau 25-vjeçarin në Shkodër, flet autori: “Nuk e duroja dot më, ma solli te hunda!”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ku një i ri u ekzekutua me kallashnikov. Mark Kodra, 47 vjeç, qëlloi për vdekje Emiljan Ndoun, 25 vjeç, pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj. Pak minuta pas krimit policia arrestoi në banesën e tij autorin e krimit të rëndë. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin, teksa mësohet se konfliktet kanë qenë të natyrave të ndryshme me fqinjëve.

Para grupit hetimor sipas “ABC News”, pasi u arrestua autori ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më. “Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.

Sakaq, gruaja e autorit, Bukuroshe Kodra është shprehur se fillimisht 25-vjeçari është konfliktuar me djalin e saj. Gruaja ka rrëfyer se viktima, vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, teksa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte. Po ashtu ajo ka thënë se bashkëshorti i ka kërkuar të mos e bëjë dhe ai e ka sharë dhe goditur në lokal.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *