Policia e Dibres e arrestoi sot 26-vjeçarin Florjan Tonuzi, autorin e dyshuar të vrasjes së vëllait të tij, Benard Tonuzi 23 vjeç.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër.

Autori ishte fshehur në një banesë të pa banuar të fshatit Kurbeg dhe gjatë kërkimeve të forcave speciale RENEA të ardhura nga Tirana, ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga krerët e policisë së qarkut.

I riu, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve në trup humbi jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here