Xhesika Polo përlot me dedikimin për të ëmën e ndjerë: “Bashkë me ty iku dhe gjysma e shpirtit tim!”

Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e “Kënga Magjike”, këngëtarja Xhesika Polo ka emocionuar ndjekësit e saj me dedikimin rrënqethës për të ëmën e ndjerë. Ajo ka postuar në Instastory një foto me të duke shkruar se sot ajo po ndjen më shumë se kurrë mungesën e një personi. Këngëtarja ka treguar se kjo foto është shkrepur në vitin 2014-të, kur ajo ka qenë po ashtu pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.

“Ah sa më mungon ai përqafimi yt mam! Do të doja të gëzonim bashkë sot… bashkë me ty iku dhe gjysma e shpirtit tim. Gjërat pa ty nuk janë aq të bukura ama jeta kjo është… duhet jetuar”, ka shkruar Xhesika me zemër të thyer përkrah fotos.

Këtë vit Xhesika merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “S’më vret” në bashkëpunim me Klint Çollakun.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *