Ylli Merja tregon sekretin/ Të gjithë duhet ta konsumojnë këtë produkt për zemër të shëndetshme, kush është më shumë se 40-vjec të mos e ndajë

0
13





Ky lloj mjalti fillon të errësohet në ngjyrë me kalimin e kohës, është i lëngët, e nuk ngrin në dimër. Mjalti i maresë është, gjithashtu, i hidhur, ka një ngjyrë të verdhë të hapur, është i ngurtë në dimër dhe shkrin në verë.

Duhet theksuar se mjalti nuk duhet të ketë shije dhe erë të lidhur me proceset e prodhimit ose me kushtet e ruajtjes, pasi kështu nuk është 100% i pastër.

Si prodhohet mjalti?

Bletët mbledhin nektarin e luleve, i cili është një lëng i verdhë që ndodhet në majën e luleve. Në bazë të luleve të ndryshme që ato marrin nektarin edhe mjalti merr ngjyrën. Bleta e depoziton nektarin në hoje, më pas aty përpunohet nga bletët e tjera, dehidratohet dhe hojet mbyllen sipër me dyllë blete.

Kështu ato e ruajnë si ushqim për periudhën e dimrit. Produkte të tjera të bletës janë poleni dhe propolisi. Poleni prodhohet nga bleta kur ajo mbledh polenin e luleve, e përpunon dhe formon disa si topa të vegjël me ngjyra të ndryshme që variojnë nga e verdhë e hapur në të verdhë të errët në varësi të luleve.

Përbërja kim. ike e mjaltit

Mjalti është një përzierje komponimesh kimike, kryesisht sheqernash të ndryshëm, ku predominon fruktoza dhe glukoza. Lëndë të tjera të pranishme janë acidet organike, enzimat, si dhe pjesëza të ngurta me nga grumbullimi i mjaltit.

Aktiviteti i enzimës invertazë ndikohet shumë nga temperatura dhe nga qëndrimi. Prania e invertazës përdoret si një tregues i freskisë së mjaltit. Mjalti përmban shumë antioksidantë, enzima që ndihmojnë tretjen; vitamina si B, B6, C, dhe minerale si hekur, zink, kalciumi, magnez, manganese, etj.

Është shumë i pasur me aminoacide, bazat e ndërtimit të AND-së dhe prandaj kanë aftësi rigjeneruese. Aminoacidet ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave e mjalti përmban 11-21 të tilla, në varësi të llojit të mjaltit, periudhës kur prodhohet dhe vendit ku ndodhen bletët.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here