Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë këtë fundjavë në qytetin e Vlorës, ku dhe është takuar me kryebashkiakun Dritan Leli.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i Bashkisë së Vlorës, ku përmes postimit të disa fotove në rrjetet sociale shihet në shoqërinë e diplomates së huaj.

Teksa thekson mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Shqipërinë dhe Vlorën, Leli shprehet i nderuar nga kjo vizitë e Kim në zyrën e tij.

“Ndihem veçanërisht i nderuar që, nga vizita e saj në Vlorë, këtë fundjavë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, u kthye sërish në bashki. Çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.

Forcimi i lidhjes mes dy vendeve, tani edhe përmes DefenderEurope21, janë rezultati i një miqësie të gjatë, përkrahja e së cilës rrit stabilitetin. USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugetimit tonë drejt të ardhmes”, shkruan Leli.

Kujtojmë se, Dritan Leli dhe kryeministri Edi Rama kanë patur raporte të tensionuara kohët e fundit, pas refuzimit që kryebashkiakut për të kandiduar për deputet në listat e PS.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here