Categories: Uncategorized

Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës: S’e dija që kisha armë në çantë! Me Fisnikun jemi gati për martesë! Biznesmeni: S’do të kisha hipur në atë makinë…

Këngëtarja Kosovare, Fjolla Morina, e cila u arrestua pak javë më parë në Pikën Kufitare Morinë, pasi u kap me armë zjarri në çantë, ka shpjeguar se biznesmeni me të cilin udhëtonte kishte një lidhje.

Fjolla Morina ka treguar se lidhja e tyre, e cila kishte nisur tre muaj më parë, ishte gati për t’u zyrtarizuar në martesë. Këtë fakt, këngëtarja e ka mbajtur larg mediave, madje e ka cilësuar edhe para prokurorit të çështjes. Më 22 shtator, Fjolla arriti të dalë nga qelia me vendim të gjykatës së Kukësit, ndërsa i dashuri i saj dhe shoferi që udhëtonin ditën kur u arrestua, u liruan dje në masën e detyrimit të paraqitjes.

Fisnik Syla, i dashuri i këngëtares dhe shoferi Fitim Muji, tashmë duhet të paraqiten në prokurori një herë në muaj. Ndërkohë, shkaqet që çuan në caktimin e masës së “Arrestit në shtëpi” dhe jo “Arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qenë vajza e saj 5 vjeç, rrezikshmëria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale. Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Kukësit caktoi masën e “Arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën. Kjo e fundit mësohet se po qëndron në një banesë të marrë me qira në qytetin e Kukësit, e cila ndodhet përballë me Komisariatin e Policisë Kukës.

DËSHMITË E PLOTA

Në datë 19.09.2020, rreth orës 00:07′, është paraqitur në S.P.K Morinë, në sportelin e hyrjes automjeti me targa 01- 405 NR, Model Q7, me drejtuese shtetasen Kosovare, Fjolla Morina. Në automjet ndodheshin edhe shtetasit Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Gjatë kontrollit në çantën personale të shtetases Fjolla Morina u gjet një armë zjarri tip pistoletë e markës ZORAKI M906-T, ngjyrë e zezë me tre fishekë me krehër brenda, me mbishkrimin në anën e bardhë te pjesët e lëvizshme ZRAGY02190400596 dhe MADE BY ATAKARMSLTD Cal.9 mm P.A.K. Ka vijuar kontrolli në të gjitha çantat dhe nuk u gjet asgjë e kundërligjshme. Më pas ka vijuar kontrolli i automjetit, ku në pjesën e përparme të mbajtëses së krahut anash sedijes së shoferit u konstatuan 20 fishekë të tipit 32 auto ppu. Gjithashtu edhe në anën e majtë të bagazhit të automjetit u gjet një pistoletë e dyshuar lodër çakmak me mbishkrimin WALTHER CARLS WALTHER WAFFENFABRIK Ulm/

Do Model PPK Cal.7.65 mm. Më pas automjeti u kalua në skaner dhe nga përgjigjja e skanerit nuk u markua në asnjë vend për ndonjë gjë të kundërligjshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si sekuestrimi dhe këqyrja e dy pistoletave ZORAKI M906-T dhe WALTHER, një karikator pa fishekë, një kuti plastike ngjyrë e bardhë me 23 fishekë me gëzhojë ngjyrë ari, me kapsolla të pagoditura.

Është bërë sekuestrimi dhe lënia në ruajtje i automjetit tip Audi Q7 me targa 01-405 NR, së bashku me certifikatën e regjistrimit të automjetit në emër të Kreshnik Ademi si dhe çelësi i automjetit. Nga ana e organit të akuzës është marrë vendim për kryerjen e ekspertimit tekniko-balistik si dhe daktiloskopik vlerësues për provat materiale të sekuestruara. Lidhur me këtë ngjarje, shërbimet e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në flagrancë më datë 19.09.2020, ora 12:00 të shtetasve nën hetim Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

E pyetur si person nëse kishte dijeni për veprën penale shtetasja Fjolla Morina ka deklaruar se: “Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë pasi kam pasur për të bërë muzikë.

Në makinë kam pasur edhe shtetasin Fitim Muji, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën ma ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”.

I pyetur si person nëse kishte dijeni për veprën penale, shtetasi Fisnik Syla ka deklaruar se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.

Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papërfshirë në këtë ngjarje”.

I pyetur si person nëse kishte dijeni për veprën penale, shtetasi Fitim Muji ka deklaruar se: “Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë.

Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën pasi janë të dashur.” Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, më datë 19.09.2020 është regjistruar procedimi penal nr.397, datë 19.09.2020, në ngarkim të personave nën hetim Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i K.Penal.

Sipas aktit të ekspertimit teknik nr.11, datë 22.09.2020, të sjellë gjatë gjykimit nga prokuroria rezulton se: “1. Arma objekt ekspertimi pistoleta me numër 190400596, është armë zjarri pistoletë jostandarde e tipit ‘ZORAKI M 906-T’, që përdor si municion fishekë standard, luftarak, të fabrikuar të kalibrit 7.65 mm. Pistoleta është e rregullt teknikisht dhe realizon qitje normale.

2. Njëzet e tre (23) fishekët objekt ekspertimi janë fishekë të fabrikuar, luftarakë kalibër 7.65 mm, që përdoren si municion i armëve të kalibrit 7.65 mm, ato janë të rregullt teknikisht dhe realizojnë shkrepje. 3. Arma objekt ekspertimi ‘CARLS WALTHER WAFFENFABRIK Ulm/Do Model PPK Cal.7.65 mm’, nuk është armë zjarri por është imitim arme dhe shërben si çakmak gazi”.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago