Zbardhet Evropa, dëbora mbulon Zvicrën, Austrinë dhe Gjermaninë

0
35

This post has already been read 21 times!

EVROPE

Reshjet e para të dëborës i kanë bërë një “surprizë” banorëve të disa rajoneve veriore në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Natën e të shtunës pati një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura bore, ndërkohë që lartësia e tyre ka arritur në 25 centimetra në qytetin Montana në jug të Valais, në Zvicër.

Sipas agjencisë meteorologjike ky është një rekord i ri për këtë vit. Rrugët janë bllokuar nga akulli dhe dëbora në rajonet malore si në Austri ashtu edhe në Zvicër e ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave nga strukturat, por edhe vetë banorët.

Reshjet e para të dëborës kanë befasuar në këto ditë shtatori edhe banorët e rajonit të Bavarisë në Gjermani, një e papritur e këndshme e këtij fenomeni atmosferik për gjermanët.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here