Prej më shumë se 4 muajsh kishte vetëm hamendësime dhe fjalë të përgjithshëm por tashmë është bërë fakt.




Marrëveshja mes qeverisë së SHBA dhe asaj të Shqipërisë për ekstradimin ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të bëhet ligj shumë shpejt.




E mbani mend rastin Escobar?

Kur baroni i narkotrafikut në Kolumbi dogji vendin e tij vetëm e vetëm që të mos ekstradohej në SHBA. E mbani mend rastin El Chapo, i cili korruptoi me thasë e thasë me dollarë këdo vetëm për të shmangur ekstradimin dhe më në fund nuk ka doli dot?




E pikërisht marrëveshja e miratuar nga Tirana dhe Uashingtoni është tipikisht dhe thuajse krejtësisht e tillë.

Në thelbin e kësaj marrëveshjeje qëndron koncepti ligjor që askush nuk mund të ndalojë ekstradimin, nëse shteti kërkues që në rastin aktual është SHBA, do të sjellë letrat.




Pika tjetër drithëruese është se për ekstradimin nuk ka rëndësi shtetësia. Pra nëse SHBA kërkon ekstradimin e një personi që ka shtetësi shqiptare, apo tjetër dhe është në territorin shqiptar, ai do të dërgohet menjëherë në Amerikë nëse Departamenti i Drejtësisë së këtij vendi e kërkon zyrtarisht.




Neni 3 i marrëveshjes thekson qartë se: “Ekstradimi nuk mund të refuzohet bazuar në shtetësinë e personit të kërkuar”.

Më troç se kaq nuk ka. Ndërkaq, kjo marrëveshje ndalon në mënyrë të qartë se shteti që ka firmosur atë të ndalojë procedurat e ekstradimit, siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me rastin e Almir Rrapos.




Ish-këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ishte në postin e ministrit të Jashtëm, u kërkua nga SHBA për trafik narkotikësh dhe lidhje me krimin e organizuar.

Rrapo u arr estua ndërkohë që shkoi në ambasadën amerikane për të rinovuar vizën.




Por edhe pse ai u arrestua për llogari të SHBA, drejtësia e korruptuar shqiptare bëri të gjithë përpjekjet për të ndaluar ekstradimin.

Mbrojtja e Rrapos që përbëhej nga grupi avokator më i shtrenjtë në Shqipëri, arriti të kundërshtonte ekstradimin e tij që nga gjykatat shqiptare, e deri në Gjykatën e Strasburgut. Madje ka edhe një vendim të posaçëm për “rastin Rrapo”. Vendim i cili i jep mundësinë që në një rast të ngjashëm çështja të rishikohet sërish në gjykata, por gjithsesi mundet që precedenti i Strazburgut të ndikojë në rastet e tjera.




Thelbi i vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që është edhe Gjykata më e lartë që Shqipëria ka si juridiksion, është se nuk mund të ketë ekstradime pa një vendim të prerë.

Kurse marrëveshja e Ekstradimit është edhe më e qartë, pasi nuk mund të ketë asnjë proces kundër kërkesës për ekstradim.




Sipas marrëveshjes, “ekstradimi refuzohet vetëm nëse shtetasi që kërkohet është shpallur i pafajshëm nga gjykatat e shtetit kërkues”.

Neni 2 ka përcaktuar veprat penale të ekstradueshme, duke u bazuar në masën e dënimit të dhënë. Gjithashtu, pika 5, e këtij neni, parashikon se kërkesat për ekstradim nuk do të refuzohen bazuar vetëm për faktin që vendi i kryerjes së veprës penale është në shtetin e kërkuar, ndryshe nga sa parashikon traktati aktualisht në fuqi.

E në këtë rast, ekstradimi ndodh edhe nëse nuk ka një vendim gjykate në SHBA apo në Shqipëri për të ekstraduar baronë të krimit apo “Peshqit e Mëdhenj”.




Thënë më thjesht: nëse Adriatik Llalla që është cilësuar “Non Grata” në SHBA për korrupsion, ka ndonjë hetim nga një strukturë federale në SHBA për këtë vepër Penale që thotë Departamenti i Shtetit, ai mund të ekstradohet në një burg federal amerikan. Por ky rast nuk duket të jetë i vetmi.

Marrëveshja e firmosur nga ambasadorja amerikane në Tiranë dhe ministrja shqiptare e Drejtësisë, është një nga lëvizjet finale dhe më të mëdha për të kapur në rrjetë peshqit e mëdhenj, apo më shumë për t’i kërcënuar ata që të mos luajnë me zjarrin.




Bëhet fjalë për emrat më të lartë të politikës, të cilët mund të përdorin pandëshkueshmërinë e tyre dhe privilegjet për tu fshehur nga drejtësia apo për të kërcënuar zbatimin e saj.

Shqipëria ka pasur një marrëveshje ekstradimi me SHBA-në që në vitin 1935 që e ka firmosur Faik Konica kur ishte ministër Fuqiplotë në Uashington. Ajo marrëveshje garanton në mënyrë të plotë që çdo qytetar i dënuar në SHBA për një kr im të caktuar dhe që jeton në Shqipëri mund të ekstradohet dhe anasjelltas.




Por në këtë rast bëhet fjalë për një zhvillim më të rëndësishëm se kaq, dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në mënyrë të hapur flet për krime të “ekstradueshme”.

“Ky Traktat Ekstradimi siguron një kornizë moderne, e cila do t’i mundësojë Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të përballen në mënyrë më efikase me sfidat dinamike të paraqitura nga krimi ndërkombëtar. Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë. Fushëveprimi është zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit dhe natyrën e fortë të marrëdhënies sonë të sigurisë. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve të cilët përpiqen të fshihen pas kufijve”, deklaroi ambasadorja Kim.




Nëse vihet re me kujdes, sulmi ndaj SHBA-së prej Ilir Metës por edhe prej qarqeve pranë Berishës janë shtuar shumë së fundmi.

Vetë Ilir Meta ka deklaruar se “populli problematik nuk do ta lejojë mafien ndërkombëtare” dhe se “do t’i kapë për veshësh amerikanët” e Edi Ramës.




Këshilltari i Ilir Metës, Almir Rrapo, pas pranimit për tu bërë dëshmitar i drejtësisë në SHBA ka mbaruar dënimin që në vitin 2018 dhe tashmë është një person i mbrojtur nga autoritetet federale. i cili padyshim që është penduar, si pasojë e deponimit për bashkëpunëtorët e tij në krimin e organizuar. E në radhë të parë të shefave të tij që i jepnin rrogën në Tiranë…/Huazuar nga Pamfleti

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here