Zbulohen detaje tronditëse nga përdhunimi i 15-vjeçares! Nën hetim janë edhe 3 persona të tjerë

Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, ku një 15-vjeçaee është abuzuar seksualisht në Mirëditë, është thelluar më tej. Mbrëmjen e sotme gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të tjera i ftuar  në emisionin “Open”. Ai ka treguar se bashkë me 5 të arrestuarit, nën hetim janë edhe 3 persona të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohet se kanë abuzuar me të miturën. Megjithatë pritet që të verifikohet nga hetimet.

“Lidhja ka qenë me të me Koçerrin, ai e ka tunduar duke e ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka vijuar edhe deri në shtëpi, fillimisht ka shfaqur një pëlqim por që në fakt tundimi i saj ka filluar kur ai i ka dhuruar një telefon e më pas një kartë SIM e më pas kanë filluar të flisnin me vajzën. Të 6 rastet janë momente që është ndjekur në momentet e shkollës dhe më pas në shtëpi. Në dy raste të tjera ka dalë pa lejen e prindërve pasdite vonë. Kemi të bëjmë me një vajzë 15 vjeçe që ndjek studimet në klasën e 9. Gjithçka ka kaluar rutinë dhe për pasojë kanë sjellë një rast të përsëritur si rasti i Kamzës, ndërsa ky rast është edhe më i rëndë se dy apo 3 nga ata janë burra të martuar dhe kanë fëmijë. Ndërsa personazhet janë të ndërgjegjshëm, mbajnë përgjegjësi për këto veprime. Vajza thoshte se donte që të mbaronte punë pasi ata e shanin e shantazhonin dhe kërcënonin. Janë edhe 3 persona të tjerë nën hetim që mund të kenë përdorur të njëjtën skemë, pasi janë gjetur numrat në telefonin e vajzës. Po verifikohet nëse ata kanë kryer marrëdhënie apo jo. Videoja është gjetur në telefonin e Artan Koçerrit, atyre u është sekuestruar telefoni në mënyrë të menjëhershme në mënyrë që të mos të mund të fshinin gjë. Ata videon nuk ia kanë treguar vajzës por përdornin skemën e shantazhimin. Të pestë janë shokë, ku i pari është Artan kaçorri, i cili ka ndenjur 4 orë në një zonë pyjore, ku mesa duket ka kryer edhe një video, që u ka treguar edhe personave të tjerë duke u mburrur për veprimin e kryer. Më pas ka qenë Nikë Lleshi duke e kërcënuar vajzën. Llezhi, 44-vjeçar e ka marrë sapo ka dalë nga shkolla. Kemi raste të përsëritjes së njëjtës skemë. Nga janari që ka filluar zanafilla e deri në maj. S’ka pasur asnjë sinjalizim as nga institucionet e shkollës, nga asnjë. Nuk ka djem të mirë apo djem të kqinj. Sado që të ketë pasur dëshirë ne kemi të bëjmë me minorene, parashikon nga 5 deri në 10 vite dënim burg kur ndodh me dëshirë të vajzës e nga 10-20 vite burg në këtë rast ku 10 persona kanë ngritur një skemë duke e kërcënuar. Presionin më të madh e ka familja e vajzës, ata duan që të zhvendosen. Vajzës i është ofruar një ndihmesë, një trajtim për tu rehabilituar për tu integruar në shoqëri por kërkon mbështetjen para të gjithë organizmave shtetërorë për të marrë në mbrojtje këtë vajzë,”- tha Qyno në fjalën e tij.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *