Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj tashmë i kanë dhënë fund marëdhënies së tyre.

‘Panorama’ shkruan se xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin.

Gjatë kësaj periudhe, ata kanë pasur ndarje të shkurtra, por që i kanë superuar duke e kaluar lidhjen në tjetër nivel. Mirëpo duket se zënka e fundit nuk është kaluar aq lehtë, saqë i ka dhënë fund romancës mes tyre.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here