Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoj këtë vend.

Do të mjaftoj një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.

“Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.

“Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali!”

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here